Sport

Xavi nuk e preferon më, Maldini gati të përfitojë! Talenti i Barçës drejt Milanos

17 Janar 2022, 14:13 Nga DOSJA

ITALI-Merkato e janarit po bëhet gjithnjë e më e gjallë, veçanërisht për emrat e mëdhenj të Serie A. Milan di diçka për këtë, duke synuar të përforcojë skuadrën dhe sytë janë hedhur te lojtari i Barcelonës.

Orët e fundit duket se një hipotezë e re po qarkullon për skuadrën kuqezi, për atë që do të ishte një goditje shumë e rëndësishme dhe e papritur. Milan po mendon për Riqui Puig. 22-vjeçari spanjoll ka treguar disa gjëra interesante në fanellën e katalanasve, por duket se marrëdhënia me Xavin nuk është pozitive.

Në fakt, trajneri nuk e sheh atë në qendër të projektit të tij dhe kjo është arsyeja pse hapësira për Puig mund të bëhet gjithnjë e më pak me kalimin e ditëve dhe Milan po mendon një sulm të heshtur.Kartoni i Riqui Puig vlerësohet rreth 10-15 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona milan riqui puig barcelona milan riqui puig

Sondazh

Poll