Bota

Dodik: Escobar ka potencial të urdhëroj likuidimin e dikujt, por ne nuk shqetësohemi

17 Janar 2022, 18:18 Nga DOSJA
Dodik: Escobar ka potencial të urdhëroj likuidimin e dikujt, por ne

BOSNJE & HERZEGOVINË- Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Milorad Dodik, tha se përfaqësuesit e njësive të Republika Srpska (RS) do të marrnin pjesë në seancat institucionale të BiH vetëm kur gjykohet si e nevojshme.

“Ne do të kërkojmë që të hiqen arsyet pse përfaqësuesit serbë nuk marrin pjesë në punën e institucioneve të përbashkëta”, tha Dodik.

REL shkruan se Dodik vuri në dukje se konkluzionet e Asamblesë Kombëtare të RS nga korriku 2021 mbeten të vlefshme, se përfaqësuesit e RS nuk duhet të kthehen në institucionet e BiH derisa të hiqen ndryshimet në Kodin Penal të BiH të vendosura nga Valentin Inzko, ish-Përfaqësuesi i Lartë i BiH.

“Është e mundur që të ketë një propozim në të cilin ai do t’i referohet mënyrës se si janë bërë këto ndryshime dhe shtesa,” tha Dodik.

I pyetur në lidhje me shpalljen e sanksioneve të reja, të paralajmëruara nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Dodik tha se ai ka potencial ta urdhërojë likuidimin e dikujt.

“Unë e njoh personalisht këtë Escobarin. Mendoj se ai ka potencial të urdhërojë likuidimin e dikujt. Në çdo rast, ne nuk duhet të shqetësohemi për këtë”, tha ai

Sa i përket Këshillit të Ministrave, Dodik tha se e njëjta gjë është bërë, duke përmendur si shembull vendimin e miratuar për financimin e përkohshëm të institucioneve të Bosnjë-Hercegovinës.

Dodik tha se ka gatishmëri për të mbështetur marrëveshjen për Ligjin Zgjedhor për zgjedhjen e një anëtari të Presidencës së BiH mes kroatëve dhe boshnjakëve. Dodik i quajti përsëri boshnjakët myslimanë, megjithëse Kushtetuta e BiH i përcakton boshnjakët si një nga popujt përbërës.

Zyrtarët e RS nuk kanë marrë pjesë në institucionet shtetërore që nga korriku, pasi ish-Përfaqësuesi i Lartë Valentin Inzko vendosi ndryshime në ligjet që ndalojnë mohimin e gjenocidit dhe lavdërojnë krimet e luftës. Dodik kritikoi sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës për listën e zgjeruar të sanksioneve, ku përfshihet edhe emri i tij. Me ton fyes Dodik foli sërish për Përfaqësuesin e Lartë aktual Christian Schmidt, duke thënë se nuk do të fliste me të sepse nuk është legjitim.

Në entitetin e Republikës Srpska, Schimdt nuk njihet si Përfaqësues i Lartë i zgjedhur në mënyrë legjitime, pasi emërimi i tij nuk është konfirmuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Më 5 janar, Departamenti i Thesarit i SHBA përfshiu Milorad Dodik, një anëtar të Presidencës së BiH dhe kreun e Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), në listën e sanksioneve për korrupsionin dhe përpjekjet për të transferuar në mënyrë jokushtetuese kompetencat nga BiH në Republika Srpska ( RS). Sanksione u vendosën edhe për Televizionin Alternativ, shtëpi mediatike nga Banja Luka për, siç thuhet, lidhje me Milorad Dodik.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni gabriel escobar milorad dodik gabriel escobar milorad dodik

Sondazh

Poll