Bota

Miliarderët që dyfishuan pasurinë gjatë pandemisë, LISTA

17 Janar 2022, 14:46 Nga DOSJA
Miliarderët që dyfishuan pasurinë gjatë pandemisë,

SHBA- Së fundmi Oxfam ka publikuar zyrtarisht raportin e saj mbi pabarazinë globale në fillim të Forumit Ekonomik Botëro në Davos. Mediat e huaja raportojnë se sipas të dhënave të “Forbes”, të cituara nga Oxfam, 10 njerëzit më të pasur në botë janë Elon Musk, Jeff Bezos, Bernard Arnault, Bill Gates, Larry Ellison, Larry Page, Sergey Brin, Mark Zuckerberg, Steve Ballmer dhe Warren Buffet. 

“Thuajse çdo ditë përgjatë pandemisë është krijuar një miliarder i ri, ndërsa 99% e popullsisë botërore ka qenë më keq për shkak të izolimeve apo reduktimit të tregtisë dhe turizmit ndërkombëtar. Si rezultat, 160 milionë njerëz të tjerë janë shtyrë drejt varfërisë dhe jetojnë me më pak se 5,5 dollarë në ditë”,- tha Danny Sriskandarajah.

Në raportin e Oxfam pasuria e tyre kolektive u rrit me tre të katërtat ose me 74%. Sipas raportit të Oxfam që bazohet tek të dhënat e Bankës Botërore, mungesa e qasjes te kujdesi shëndetësor, uria, dhuna me bazë gjinore dhe degradimi i klimës kontribuuan për 1 vdekje çdo 4 sekonda.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 10 miliarderet bill gates elon musk jeff bezos 10 miliarderet bill gates elon musk jeff bezos

Sondazh

Poll