Bota

Abazoviç: Nuk ka vend për DF dhe DPS në qeverinë e pakicës

17 Janar 2022, 15:09 Nga DOSJA
Abazoviç: Nuk ka vend për DF dhe DPS në qeverinë e

MALI I ZI- Në konferencën e sotme për shtyp, Koalicioni ‘Bardh e Zi’ propozoi modelin e një qeverisjeje të pakicës, në të cilën, siç tha zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç, nuk do të kishte vend për Frontin Demokratik dhe PDS. Vijesti.me raporton se Abazoviç theksoi se do të kishte vend për ministrat aktualë në modelin e qeverisjes së pakicës që po prezantonin.

“Koncepti ynë është i qartë ne duam një qeveri të pakicës, të gjithë mund ta mbështesin atë, por nuk jam i sigurt nëse do të hyjë,”- u shpreh Abazoviç.

“Tani kemi ardhur në një situatë ku duhet të zhbllokojmë rrugën evropiane, të krijojmë një shtet të së drejtës, nuk e dimë nëse kemi 41 deputetë, e lëre më shumë. Ne kurrë nuk do të mbështesim frikacakët politikë, ne ofrojmë një model që besojmë se është një zgjidhje e mundshme, nuk ia imponojmë askujt, është një zgjidhje e mundshme që do t’i ofrohet 81 deputetëve dhe nëse është e mundur të mbështeten të paktën 49 deputetë.“-shtoi Abazovic.

LAJMI KRYESOR: Abazovic drejt kryeministrisë, ofron modelin e një qeverie të re për Malin e Zi

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic qeveria e pakices ne malin e zi dritan abazovic qeveria e pakices ne malin e zi

Sondazh

Poll