Bota

Abazoviç drejt kryeministrisë, ofron modelin e një qeverie të re për Malin e Zi

17 Janar 2022, 10:52 Nga DOSJA
Abazoviç drejt kryeministrisë, ofron modelin e një qeverie

Mali i Zi- Në Kuvendin e Malit të Zi po zhvillohet procedura e votimit të mosbesimit ndaj qeverisë aktuale. Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pritet që të propozojë formimin e një qeverie të re që do të ketë më shumë mbështetje se 41 deputetë. Qëllimi i Abazoviçit është që të gjithë deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi t’u ofrojë formimin e një pushteti të ri ekzekutiv në të cilin nuk do të kishte vend për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike të socialistëve dhe Frontit Demokratik. Sipas zëvendëskryeministrit në këtë qeveri do të ketë disa nga ministrat aktualë. Qeveria e pakicës është një model, i cili do t’i ofrohet 81 deputetëve dhe nëse është e mundur të mbështeten të paktën 49 deputetë.

Ndër të tjera Abazoviç edhe pse ka shpallur një qeveri të pakicës, ai nuk e kritikon qeverinë e kryeministrit Zdravko Krivokapiç dhe shpreson që idetë e tij të arrihen deri në viti 2024. Pas deklaratave të Abazoviç për mospjesëmarrjen e Frontit Demokratik, deputetët e kësaj partie kanë thënë se prioriteti i tyre nuk është rrëzimi i qeverisë por zgjedhja e një të reje. FD ka shprehur gatishmëri për të diskutuar gjithçka.

Për momentin, nuk është e qartë nëse do të shpallet qeveria e pakicës, kush do ta mbështesë iniciativën për mosbesimin e kabinetit të kryeministrit Zdravko Krivokapiç, por edhe cilat grupe politike do të mbështesin zgjedhjen e qeverisë së re.

ZHVILLIMET: 

Qeveria e re në Malin e Zi/ FD: Mos e lejojmë DPS-në të ndikojë në lëvizjet politike

Qeveria e pakicës/ Abazoviç: Nuk kam asnjë detyrim moral ndaj askujt

Abazoviç: Nuk ka vend për DF dhe DPS në qeverinë e pakicës

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora dritan abazovic qeveria e pakices ne malin e zi dritan abazovic qeveria e pakices ne malin e zi

Sondazh

Poll