Bota

Qeveria e re në Malin e Zi/ FD: Mos e lejojmë DPS-në të ndikojë në lëvizjet politike

17 Janar 2022, 16:16 Nga DOSJA
Qeveria e re në Malin e Zi/ FD: Mos e lejojmë DPS-në të

MALI I ZI- Fronti Demokratik në Malin e Zi pas deklaratave të zëvendëskryeministrit ka deklaruar se është e gatshme për të diskutuar gjithçka në lidhje me procedurat e mosbesimit të qeverisë aktuale. Mediat e huaja raportojnë se DF në deklaratën e tyre kanë shprehur gatishmëri për të diskutuar gjithçka.

Mali i Zi ka nevojë për një qeveri më të mirë, që do të ketë mbështetjen e shumicës dhe do të formohet mbi parimet e demokracisë moderne, e cila do të garantojë barazi dhe respekt për të gjitha dallimet dhe veçoritë politike brenda shumicës fituese. Një qeveri e tillë, e hapur për pakicat, do të kishte legjitimitet të plotë, i cili nuk ekziston prej kohësh. Prioriteti ynë nuk është rrëzimi i kësaj qeverie, por zgjedhja e një të reje, e cila do të jetë e pastër nga të gjitha dobësitë e kësaj qeverie, prandaj e kundërshtuam hapur dhe publikisht punën, përbërjen dhe legjitimitetin e saj. Kjo është një mundësi t’i heqim të gjitha të metat qeverisë së Krivokapiçit, por edhe që, pa nxitim dhe vonesë, të parandalohen në mënyrë të gjithanshme të gjitha rreziqet e tundimeve dhe dobësive të reja nga të cilat qeveria e ardhshme duhet të privohet. Ritheksojmë gatishmërinë tonë për të diskutuar gjithçka, duke pohuar rëndësinë e dialogut për çdo vendim dhe zgjidhje cilësore brenda partnerëve tanë politikë të shumicës, që si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta sjell ndryshime të rëndësishme në Mal të Zi, nëse respektohen dallimet”, tha DF.

LAJMI KRYESOR: Abazovic drejt kryeministrisë, ofron modelin e një qeverie të re për Malin e Zi

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni qeveria e pakices ne malin e zi qeveria e pakices ne malin e zi

Sondazh

Poll