Bota

“Miqësi e kurorëzuar me banesa në Laç”,media greke për vizitën e Erdogan në Shqipëri

17 Janar 2022, 14:34 Nga DOSJA
“Miqësi e kurorëzuar me banesa në Laç”,media

GREQI – Vizita e presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri është pasqyruar dhe në mediat greke. “Ethnos” ka përcjellë vizitën e kreut të shtetit turk në vendin tonë, i cili fillimisht përuroi 524 banesat e reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Laç. Në artikullin e saj, media e njohur helene i jep rëndësi deklaratave të Erdogan për miqësinë shqiptaro-turke dhe ndihmën e madhe që jep Turqia si “vëllai i madh” për vendin tonë.

“Ethnos” shkruan se deklarata e kryeministrit Edi Rama në “Financial Times” një ditë përpara vizitës së presidentit turk në vendin tonë se “Rusia, Kina dhe Turqia po shtojnë influencën e tyre në Ballkan” është pritur me kritika nga opozita turke.

Erdogan: Ne kurorëzojmë miqësinë midis Turqisë dhe Shqipërisë me banesa 

Marrëdhëniet e forta të miqësisë Turqi-Shqipëri u theksua në mënyrë të rëndësishme sot nga Rexhep Taip Erdogan gjatë dorëzimit të çelësave për banorët e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Laç.

“Fakti që Turqia ishte vendi i parë që ndihmoi pas tërmetit është prova më e mirë e solidaritetit të fortë midis nesh”, tha ai duke uruar që “miqësia midis Turqisë dhe Shqipërisë, e krijuar mbi këtë bazë unike, të vazhdojë përgjithmonë”.Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha: “Ne ndajmë të njëjtën histori dhe vlera të përbashkëta kulutore me Shqipërinë. Të qenit vëllai juaj në ditët të mira dhe të këqija është një nga vlera më të rëndësishme të kulturës sonë”. Në kohën kur këto vende të mëdha bënë një sy qorr para dramave jashtë kufijve të tyre gjatë pandemisë së koronavirusit, ne vijmë për të shpëtuar të gjithë miqtë tanë, që po përballen me probleme të mëdha diskriminuese.

Në anën tjetër, kryeministri shqiptar Edi Rama falenderoi presidentin turk duke thënë se “Presidenti Erdogan është nëj njeri që bën atë që thotë dhe thotë atë që bën.

Megjithatë, shtypi opozitar në Turqi e konsideron deklaratën e kryeministrit shqiptar në “Financial Times” pak përpara vizitës së Erdoganit në Shqipëri, si diçka kontroverse.

“Rusia, Kina dhe Turqia po përpiqen të shtojnë influencën e tyre në rajon”, tha Rama duke shtuar se këta “shoqërues”, pa përmendur emra janë “të papërshtatshëm”.

Burimi: Ethnos

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni erdogan ne shqiperi erdogan ne shqiperi

Sondazh

Poll