Bota

Sulm me dron në Emiratet e Bashkuara Arabe, tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur

17 Janar 2022, 13:58 Nga DOSJA
Sulm me dron në Emiratet e Bashkuara Arabe, tre të vdekur dhe

EMIRATET E BASHKUARA ARABETre kamionë me karburant shpërthyen dhe një zjarr përfshiu aeroportin në Abu Dhabit. Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e sulmit të rebelëve Houthi të Jemenit tre persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë ngelën të plagosur. Viktimat janë dy shtetas indianë dhe një pakistanez. 

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë në luftë me Jemenin që nga fillimi i vitit 2015 dhe kanë qenë një anëtar kyç i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që nisi sulmet kundër Houthis pasi grupi pushtoi kryeqytetin e Jemenit dhe rrëzoi qeverinë e mbështetur ndërkombëtarisht. Konflikti i Jemenit ka qenë një katastrofë për miliona qytetarë të tij që kanë ikur nga shtëpitë e tyre në prag të urisë, në atë që OKB-ja e quan krizën më të keqe humanitare në botë.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll