Bota

Bilanci në Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 728 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

17 Janar 2022, 14:04 Nga DOSJA
Bilanci në Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 728 raste të reja

KOSOVË- Në 24 orë janë regjistruar 728 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24orët e fundit nuk ka asnjë viktimë nga koronavirusi. Diën e sotme janë shëruar 99 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës.

Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforëcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 5.297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750. Në total numri i rasteve aktive është 5.118.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bilanci ne kosove bilanci ne kosove

Sondazh

Poll