Politike

Basha e shkarkoi nga kreu i gr.parlamentar, Rushaj mungon në Kuvend, vendin ia zë…

17 Janar 2022, 15:26 Nga DOSJA
Basha e shkarkoi nga kreu i gr.parlamentar, Rushaj mungon në Kuvend, vendin

TIRANË– Ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj mungon sot në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Vendi ku Rushaj ulet zakonisht në Kuvend, është lënë bosh, duke munguar sot në nisjen e sesionit të ri parlamentar, disa ditë pas shkarkimit të tij nga ana e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ky i fundit, vazhdon të jetë ulur pranë sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Ndërsa vendi i Rushajt, pranë deputetit Flamur Hoxha sot është bosh, i zënë nga Enkelejd Alibeaj. Nuk dihet ende shkaku i mungesës së tij në sallë, nëse vuan nga pandemia e koronavirusit, apo ka zgjedhur vetë të mos jetë prezent.

LAJMI KRYESOR: Nis sesioni i ri parlamentar! Erdogan mban fjalim

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seance plenare 17 janar 2022 seance plenare 17 janar 2022

Sondazh

Poll