Politike

Nuk është në axhendën e Erdogan, Presidenti Meta homazhe te Memoriali i Skënderbeut

17 Janar 2022, 12:06 Nga DOSJA
Nuk është në axhendën e Erdogan, Presidenti Meta homazhe te

LEZHË – Në një kohë kur nuk bën pjesë në axhendën e takimeve të Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, Presidenti Meta ka zgjedhur që të shkojë në qytetin e Lezhës ku bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule në memorialin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë. Në një prononcim pas kryerjes së homazheve, Meta tha se Skënderbeu ishte një kryehero, që i dha identitetin më të fortë kombit tonë në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit kombëtar dhe njerëzor, por njëkohësisht është një personalitet i jashtëzakonshëm, por është edhe një hero i qytetërimit evropian gjithashtu, i cili përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të kombit tonë në rrugën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Sipas Metës, edhe shekuj më pas, Gjergj Kastriot Skënderbeu shërbeu si frymëzimi kryesor i Rilindjes sonë Kombëtare për të ngritur popullin shqiptar në luftën për liri, për shtet-formim, për pavarësi dhe është pikërisht Gjergj Kastriot Skënderbeu, që do ti frymëzojë shqiptarët gjithmonë në sfidat e tyre për liri, për solidaritet, për dinjitet kombëtar dhe njerëzor.


“Sot është e kalimit në përjetësi e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, të cilin me shumë të drejtë Fan Noli do ta konsideronte: Shqiptari më i gjallë ndër gjithë shqiptarët përgjithmonë. Sepse është jo vetëm kryeheroi ynë kombëtar, që i dha identitetin më të fortë kombit tonë në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit kombëtar dhe njerëzor, por njëkohësisht është një personalitet i jashtëzakonshëm, por është edhe një hero i qytetërimit evropian gjithashtu, i cili përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të kombit tonë në rrugën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Është ky heroi kaq i madh, që edhe shekuj më pas shërbeu si frymëzimi kryesor i Rilindjes sonë Kombëtare për të ngritur popullin shqiptar në luftën për liri, për shtet-formim, për pavarësi dhe është pikërisht Gjergj Kastriot Skënderbeu, që do ti frymëzojë shqiptarët gjithmonë në sfidat e tyre për liri, për solidaritet, për dinjitet kombëtar dhe njerëzor.”, u shpreh Presidenti Meta.

Ditën e sotme, në vendin tonë po zhvillon një vizitë zyrtare disa-orëshe Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i cili në axhendën e tij të publikuar, nuk e parashikon një takim me kreun e Shtetit Shqiptar. Në mungesë të këtij takimi, kjo i ka dhënë kohës Metës që të bëjë gjëra të tjera, mes të cilave edhe kryerja e homazheve dhe vendosjes së kurorës me lule te Memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në Lezhë.

Sot bëhen 554 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ai vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë. Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Mat.

LAJMI KRYESOR: Sot 554 vjet nga vdekja e Skënderbeut, Meta e Balla kujtojnë heroin tonë kombëtar

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 554 vjetori i vdekjes se skenderbeut homazhe te memoriali i skenderbeut ilir meta 554 vjetori i vdekjes se skenderbeut homazhe te memoriali i skenderbeut ilir meta

Sondazh

Poll