Aktualitet

Parakalime dhe celular në timon/Rrugorja e Korçës me dorë të hekurt,hiqen 19 patenta

17 Janar 2022, 12:43 Nga DOSJA
Parakalime dhe celular në timon/Rrugorja e Korçës me dorë

KORÇË – Policia Rrugore e Korçës ka shtuar masat për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në këtë kuadër është arrestuar një shofer, i cili është konstatuar duke kryer manovra të gabuara në rrugë.

Ndërkohë, janë pezulluar edhe 19 leje drejtimi, nga të cilat njëra për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 18 të tjera për mosvendosje rripi të sigurimit, përdorim celulari, parakalime të gabuara etj.

Njoftimi i plotë i Policisë së Korçës:

Sektori i Policisë Rrugore pranë Drejtorisë Vendore të Polcisë Korçë, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Kontrollet e kryera nëpër akset rrugore të qarkut me dragera dhe radar. Gjatë javës që lamë pas, në qarkun e Korçës, nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasoja për jetën. Është arrestuar 1 drejtues mjeti për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, janë pezulluar 19 leje drejtimi, nga të cilat: 1 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 18 për shkelje të tjera.

Janë vendosur në total 521 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;​

4 ​masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

5 mjete të bllokuara administrativisht;

16 masa për përdorim celulari;

21 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

120 masa për parkime të gabuara;

125 masa për parakalime të gabuara;

220 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore Korçë, falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.

 

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i rrugores ne korce policia e korces aksioni i rrugores ne korce policia e korces

Sondazh

Poll