Aktualitet

VIDEO / Zjarrfikësi hero shmang tragjedinë në Vlorë, fik bombulën në flakë

17 Janar 2022, 11:07 Nga DOSJA
VIDEO / Zjarrfikësi hero shmang tragjedinë në Vlorë, fik

VLORË – Një bombol gazi ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në një banesë në lagjen “10 korriku” në qytetin e Vlorës. Ka qenë ndërhyrja në kohë rekord e forcave zjarrfikëse, që ka shmangur një tragjedi të vërtetë, pasi në rast të ndonjë shpërthimi të munshëm, jeta e një familjeje të tërë do të ishte në rrezik.

Sikurse shihet nga pamjet, njëri prej zjarrfikësve ngjitet në banesën e pallatit ku jetonte familja dhe menjëherë nisi përpjekjet për fikjen e bombolës që kishte marrë flakë. Pasi ka konstatuar bomblën, zjarrfikësi arriti ta marrë në dorë dhe e nxorri jashtë banesës.

Ndërkohë, mësohet se shkak është bërë një rrjedhje e mundshme e gazit nga bombula, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet merr flake bombula zjarr ne vlore merr flake bombula zjarr ne vlore

Sondazh

Poll