Aktualitet

“Eja, do bëjmë qejf?”/Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren, lihet në burg biznesmeni Muça

17 Janar 2022, 10:44 Nga DOSJA
“Eja, do bëjmë qejf?”/Ngacmoi seksualisht

FIER – Gjykata e Fierit ka lënë në burg biznesmenin 64-vjeçar, Vesaf Muça, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare nga Levani, pjesë e komunitetit rom të zonës. Në banesën e 14-vjeçares nuk kishte njeri, ndërsa banorët e tjerë nuk prononcohen pasi nuk i dinë rrethanat e vërteta se si dhe kur ka ndodhur ngjarja.

E mitura ka rrëfyer para policisë në prani të psikologes dhe familjarëve sesi ka ndodhur ngjarja. Teksa po udhëtonte me një mjet fuoristradë, biznesmeni Musa ka ndaluar dhe i ka thënë të miturës: “Eja, do bëjmë qejf?”

Arrestimi i Muçës u bë më 14 janar nga Policia e Fierit. Ai rezulton se është pronari i fabrikës së vajit të ullirit “Musai Olive Oil” në Skrofotinë të Vlorës. 63-vjeçari është një person tepër aktiv në Facebook, ku reklamon vlerësimet dhe prodhimin e vajit të ullirit në fabrikën. Në shumë foto të publikuara, Vesaf Musa ka pritur në fabrikën e tij Kryeministrin Edi Rama, ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe shumë ministra të tjerë (Frida Krifcën, Niko Peleshi, Arben Ahmetajn, Bledi Çuçin, Pandeli Majkon) dhe kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 64-vjeçari ne fier ngacmim seksual vesaf muça arrestohet 64-vjeçari ne fier ngacmim seksual vesaf muça

Sondazh

Poll