Bota

U zgjodh Kryeministri i ri i vendit, Zoran Zaev i dorëzon detyrën Kovaçevskit

17 Janar 2022, 09:42 Nga DOSJA
U zgjodh Kryeministri i ri i vendit, Zoran Zaev i dorëzon detyrën

MAQEDONI E VERIUT – Dimitar Kovaçevski ka marrë sot zyrtarisht funksionin e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, pas votimit në Kuvend një ditë më parë për krijimin e kabinetit të ri qeveritar.

Zoran Zaev i ka dorëzuar Kovaçevskit edhe zyrën e Kryeministrit. Në axhendën e sotme të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, është takimi me ministren gjermane për Evropë, Anna Luhrmann, ndërsa nesër do të takohet me Kryeministrin bullgar Kiril Petkov.

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, u votua në mesnatën e djeshme në Kuvend me 62 vota për dhe 46 kundër. Votimit i parapriu një debat dyditor që përfundoi të dielën para mesnate. Qeveria e re numëron 21 anëtarë; 17 ministra dhe katër zëvendëskryeministra. Lidhja Social Demokrate ka 12 anëtarë, gjashtë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe tre partia Alternativa.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi voton qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Kovaçevski Kryeministër

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dimitar kovaçevski zoran zaev dimitar kovaçevski zoran zaev

Sondazh

Poll