Bota

Escobar: Do të ketë sanksione të tjera për stabizilimin e Ballkanit Perëndimor

17 Janar 2022, 09:13 Nga DOSJA
Escobar: Do të ketë sanksione të tjera për stabizilimin e

TIRANË- Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari special për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka deklaruar se sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por sipas tij ato kanë efekt. Po ashtu më tej Escobar ka paralajmëruar se do të ketë edhe të tjera.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, në gjuhën serbe, Escobar është shprehur se korrupsioni mbetet një problem kryesor në Ballkan.

Duke folur për sanksionet e vendosura kundër anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe dy zyrtarëve të tjerë boshnjakë, kundër Milan Radoiçiçit dhe Zvonko Veselinoviçit në Kosovë, ai tha se nuk dëshiron që njerëzit të mendojnë se Shtetet e Bashkuara po angazhohen në rajon kryesisht përmes sanksioneve.

 

Ai shtoi se sanksionet kanë për individë që janë thellësisht të përfshirë në korrupsion. I pyetur nëse njoftimi për më shumë sanksione vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ai ka thënë se po.

Escobar ka theksuar tutje se politika dhe angazhimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor kanë qenë tradicionalisht të lidhura me pajtimin multietnik dhe integrimin në BE, por se sfera e vëmendjes që ka marrë Ballkani Perëndimor në administratën amerikane ka ndryshuar vitin e fundit.

Escobar vuri në dukje se ka një përpjekje të ripërtërirë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen në të gjithë mekanizmat që ishin të suksesshëm, dhe kjo, sipas tij, është të forcojë Marrëveshjen e Dejtonit, të mbështesë dhe rinovojë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët e NATO-s dhe për të siguruar që ata të mund të përmbushin detyrimet e tyre të NATO-s.

Marrë nga: VOA

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora gabriel escobar gabriel escobar

Sondazh

Poll