Bota

Ish-inxhinieri i Musk tregon dështimin më robotin që bën pizza: Djathë gjithandej

17 Janar 2022, 08:55 Nga DOSJA
Ish-inxhinieri i Musk tregon dështimin më robotin që bën

SHBA – Një ish-inxhinier i SpaceX thotë se roboti i tij i ri që bën një picë çdo 45 sekonda, spërkati djathin kudo kur u ndërtua për herë të parë. Benson Tsai, i cili punoi në kompaninë hapësinore të Elon Musk për pesë vjet, tha se ai u përball me një numër dështimesh gjatë lançimit të startup-it të tij të kuzhinës, Stellar Pizza, me dy ish-inxhinierë të tjerë të SpaceX.

“Një nga dështimet ndodhi tre vjet më parë kur roboti që bën pica hodhi djathë kudo gjatë testimit”, tha Benson Tsai.

Roboti i Stellar Pizza-s po përpiqej të bënte një picë me djathë, por motorët e robotit filluan të rrotulloheshin në mënyrën e gabuar, e tërhoqën djathin nga pica dhe e shpërndanë kudo në vendin përreth.

“Ndërsa ne nuk na pëlqen të humbim djathin kot, një ngjarje si kjo është një mundësi e shkëlqyer mësimi për ekipin tonë,” tha Tsai, i cili dikur projektonte sisteme të avancuara baterish për raketat dhe satelitët e kompanisë.

Roboti që prodhon pica të Stellar Pizza përshtatet në pjesën e pasme të një kamioni, i cili është parkuar përballë selisë qendrore të SpaceX në Kaliforni.

Marrë nga bussinesinsider.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota benson tsai elon musk spacex stellar pizza-s benson tsai elon musk spacex stellar pizza-s

Sondazh

Poll