Bota

Policia shpall në kërkim të ish-ambasadorit Gjergj Dedaj, nuk kthehu ID diplomatike

17 Janar 2022, 09:28 Nga DOSJA
Policia shpall në kërkim të ish-ambasadorit Gjergj Dedaj, nuk

MAQEDONIA E VERIUTIsh-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj ka sërish probleme me policinë. MPJD ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të makinave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen paautorizim nga ish-ambasadori Dedaj dhe ish-konsulli, Lindon Kqira, i cili po ashtu e pati vlerësuar si jokushtetues vendimin e Osmanit.

Policia është në kërkim të tyre, për t’ua konfiskuar targat dhe ID diplomatike të ish-diplomatëve dhe familjarëve të tyre. Policia me urdhër të MPJD-së po kërkon veturat e Dedajt dhe Kqirës, të cilat mbajnë pa autorizim targat diplomatike të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Burimet brenda MPJD-së kanë bërë të ditur se sapo të realizohet konfiskimi i këtyre dokumenteve, të njëjtat nga kjo ministri do t’u kthehen autoriteteve.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni gjergj dedaj gjergj dedaj

Sondazh

Poll