Bota

‘Burri yt është tani me një burrë tjetër’/Telefonuesi anonim tmerron Brigitte Macron

17 Janar 2022, 07:38 Nga DOSJA
‘Burri yt është tani me një burrë

FRANCË – Brigitte Macron mori një telefonatë anonime që pretendonte se Presidenti i Francës, bashkëshorti i saj, Emmanuel Macron ishte me një dashnor.

“E di që burri yt është tani me një burrë”, mësohet ti ketë thënë telefonuesi anonim zonjës së parë të Francës. Ngjarja është bërë publike nga analisti politik Nicolas Prisette në një dokumentar të ri të quajtur “Në ferrin e fushatave presidenciale” të transmetuar në BFM TV.

Lajmi pason thashethemet e shumta skandaloze për jetën personale të çiftit, duke përfshirë pretendimet se zonja Macron në fakt ka lindur burrë.

Senatori François Patriat, një anëtar i partisë En Marche (Në Lëvizje) të zotit Macron, konfirmoi se Brigitte Macron mbeti e tmerruar nga telefonata që pretendonte se burri i saj 44-vjeçar ishte me një të dashur.

Patriat tha se Macron u kishte rrëfyer më pas miqve: “A e kuptoni se çfarë guxojnë të thonë? Nuk do të kursejnë asgjë. Isha e trishtuar dhe e tronditur kur e dëgjova këtë, por ne do të vazhdojmë”.

Marrë nga dailymail.co.uk

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota brigitte macron emanuel macron brigitte macron emanuel macron

Sondazh

Poll