Bota

VD/ Australia përzë Djokoviç, momenti i vendimit të gjykatës kundër yllit të tenisit

16 Janar 2022, 20:17 Nga DOSJA
VD/ Australia përzë Djokoviç, momenti i vendimit të

AUSTRALI – Tenisti serb Novak Djokoviç humbi betejën ligjore me Australinë teksa Gjykata Federale e vendit rrëzoi kërkesën e tij për anulimin e vendimit të Ministrisë së Emigracionit, Nënshtetësisë, Shërbimit ndja Emigrantëve dhe Çështjeve Multikulturore për refuzimin e pajisjes së 34-vjeçarit me vizë australiane.

BBC regjistroi momentin e leximit të vendimit të trupës gjykuese të çështjes.

Kryetari i trupit gjykues James Allsop tha se vendimi i gjyqit është bazuar në ligjshmërinë e vendimit të ministrit Alex Hawke, jo në faktin nëse ishte vendim i drejtë apo jo. Allsop premtoi se në ditë e ardhshme do të publikohen dhe arsyet e plota të vendimit kundër yllit botëror të tenisit Novak Djokoviç.

Si pasojë e këtij vendimi, rekordmeni i tenisit detyrohet të mos hyjë në Australi për 3 vite. Konflikti diplomatik mes tij dhe Australisë filloi pasi Djokoviç mbërriti në Melburn në 6 janar për të garuar në kompeticionin e tenisit “Australian Open”. Për shkak të refuzimit të vaksinimit për t’u mbrojtur nga COVID-i, autoritetet australiane e shoqëruan menjëherë sportistin serb në një hotel, ku e mbajtën të izoluar për 10 ditë. Mosmarrëveshjet nisën për shkak të regjimit të ashpër të vaksinimit të detyrueshëm që ka vendosur shteti australian. Pas refuzimit për të marrë vaksinë, ministri Hawke shfrytëzoi Aktin e Emigracionit 1958 për t’i refuzuar kampionit të tenisit pajisjen me vizë australiane. Djokoviç paditi shtetin australian në Gjykatën Federale të këtij vendi për të kërkuar shfuqizimin e tij.

Tashmë, ai do të kthehet në atdhe. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç reagoi i indinjuar me sjelljen e Australisë ndaj Djokoviç.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota sport novak djokoviç novak djokoviç

Sondazh

Poll