Sport

Sampdoria largon D’Aversan dhe rikthen Giampaolon, pritet zyrtarizimi…

17 Janar 2022, 05:50 Nga DOSJA
Sampdoria largon D’Aversan dhe rikthen Giampaolon, pritet

ITALI – Aventura e Roberto D’Aversas te Sampdoria ka marrë fund. Pas humbjes 2-1 në shtëpi ndaj Torinos, e treta në radhë, Sampdoria është gati të shkarkojë Roberto D’Aversën. Pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit gjenovez për largimin e trajnerit, kontrata e të cilit përfundon më 2023.

Siç raportohet nga “Gazzeta dello Sport” në krye të skuadrës pritet të rikthehet Marco Giampaolo, i cili me gjasa do të firmosë një kontratë 6-mujore me Sampdorian dhe nëse arrihet objektivi mbijetesa atëherë bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë edhe për dy vite të tjera.

Giampaolo është një emër i njohur për gjenovezët, por ai fillimisht duhet të mbyllë marrëdhëniet me Torinon, një procedure thjesht burokratike. Ai ka qenë në krye të skuadrës së Sampdorias në vitet 2016-2019. Gjithsesi pritet zyrtarizimi i klubit që Marco të ulet sërish në pankinën e boshatisur nga D’Aversa.

Për Giampaolon, debutimi duhet të bëhet që të martën në mbrëmje ndaj Juves, në raundin e parë eliminator të Kupës së Italisë, ndërsa ndeshja kyçe për të do të jetë fundjavën e ardhshme në derbin e Ligurias për shpëtim ndaj Spezias, pikërisht skuadrës që i kushtoi atij stolin e Torinos në janar 2021.

Pas 22 javësh kampionat, Sampdoria me 20 pikët e grumbulluara renditet në vendin e 15-të, duke notuar në ujërat për mbijetesë në Seria A.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aventura e roberto d'aversa humbjes 2-1 në shtëpi ndaj torinos lajm i keq për torinon pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit gjenovez të mbyllë marrëdhëniet me torinon të rikthehet marco giampaolo te sampdoria ka marrë fund trajneri i sampdorias aventura e roberto d'aversa humbjes 2-1 në shtëpi ndaj torinos lajm i keq për torinon pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit gjenovez të mbyllë marrëdhëniet me torinon të rikthehet marco giampaolo te sampdoria ka marrë fund trajneri i sampdorias

Sondazh

Poll