Sport

Apeli i Shevchenkos pas largimit: “Qëndroni në Seria A për tifozët e saj!”…

17 Janar 2022, 05:35 Nga DOSJA
Apeli i Shevchenkos pas largimit: “Qëndroni në Seria A për

ITALI – Ish-trajneri i Genoas, Andriy Shevchenko, i ka dërguar një mesazh ekipit dhe tifozëve të kuqeblu përmes “Repubblica.it”.

Ai u bën tifozëve të kuqeblu sepse kanë tifozë të jashtëzakonshëm. “Në këta dy muaj, me stafin tim, kemi dhënë gjithçka që mundëm. Gjëja kryesore në jetë është të jesh në gjendje të shikohesh në pasqyrë në mbrëmje dhe e di që mundesh.

Para se të largohem, do t’ju them diçka të rëndësishme për fanellën që keni veshur. Unë jam një trajner i ri, por kam bërë diçka në futboll dhe në karrierën time kam parë shumë stadiume nga brenda, në të gjitha anët e botës.

Por nuk kisha përjetuar kurrë më parë një stadium si Ferrari: është i jashtëzakonshëm, sepse të jashtëzakonshëm janë tifozët e Genoas. Duhet të përpiqeni ta ruani Serinë A për ta. Për këta djem që krijojnë një atmosferë të pabesueshme çdo herë dhe që nuk na braktisën kurrë në mes të vështirësive.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport andriy shevchenko fanelën e genoas ish-trajneri i genoas shpëtimi i genoas tifozëve të kuqeblu andriy shevchenko fanelën e genoas ish-trajneri i genoas shpëtimi i genoas tifozëve të kuqeblu

Sondazh

Poll