Sport

Superkupa i përket Real Madrid, presidenti Perez: Ky lojtar e meriton Topin e Artë

16 Janar 2022, 21:59 Nga DOSJA
Superkupa i përket Real Madrid, presidenti Perez: Ky lojtar e meriton Topin

SPANJË-Një trofe që në muajin e parë të vitit, Real Madrid nuk fal në finalen e Superkupës së Spanjës. Madrilenët mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Athletic Bilbao, që ishte fituesja në fuqi e këtij trofeu.Real e fiton për të 12-n herë Superkupën e Spanjës dhe tani ka vetëm një më pak se Barcelona që e ka fituar më shumë këtë trofe. Sfida e sotme ishte mjaft e luftuar, me skuadrën e Ancelotti që dominoi lehtësisht.

Pasi mposhtën Barcelonën në gjysmëfinalen e tyre, Los Blancos dominuan fituesit e Superkupës sezonin e kaluar nga fillimi në fund në stadiumin King Fahd. Modric në minutën e 38’ do të shënonte një supergol ndërsa në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 52′ u akordua një penallti dhe Karim Benzema nuk fali.

Në përfundim të ndeshjes, presidenti Florentino Perez do të shprehej.

“Pa dashur të mburrem, ata janë lojtarët më të mirë në botë në pozicionet e tyre”, tha Florentino për Modric dhe Thibaut Courtois.”Modric është në formë të lakmueshme, është i denjë për të fituar sërish Topin e Artë”.

Carlo Ancelotti futi në lojë Marcelon në minutat e fundit në një gjest prekës, duke e lejuar brazilianin të barazojë rekordin e Paco Gentos prej 24 trofesh si lojtar i Real Madridit në fushë. “Marcelo është një legjendë”, tha Florentino.”Është e qartë që ai të marrë një ovacion dhe jam i lumtur që ai e mori atë në një vend me kaq shumë tifozët të Realit.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport real madrid spanje real madrid spanje

Sondazh

Poll