Sport

“Është koha për një ndryshim”, Balaj mesazh Vllaznisë? Lojtari është pa skuadër

16 Janar 2022, 22:22 Nga DOSJA
“Është koha për një ndryshim”, Balaj mesazh

RUSI-Bekim Balaj nuk do të jetë më lojtari i Nizhny Novgorod.Sulmuesi shkodran ka mbyllur bashkëpunimin me klubin rus dhe tani 31-vjeçari është i lirë të zgjedhë çdo skuadër.

Balaj ka folur për faqen e klubit rus pas largimit dhe mes të tjerash thotë: “Isha i lumtur që u riktheva në Rusi, për të treguar sërish forcën time në këtë kampionat.Kishim një ekip të mirë dhe luftuam në çdo ndeshje. Sigurisht do të doja që gjërat të shkonin ndryshe. Gjithsesi ky është futbolli.

Ndoshta është koha për një ndryshim edhe për mua. Dua t’u uroj djemve fat dhe uroj të qëndrojnë në elitë.” Bekim Balaj në të shkuarën është lidhur me një rikthim te Vllaznia dhe ndoshta ky mund të jetë momenti që shkodranët ta tentojnë sërish.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bekim balaj vllaznia bekim balaj vllaznia

Sondazh

Poll