Sport

Oliveira nderon Romën, Cagliari mundet nga një penallti, Mou mund të buzëqeshë

16 Janar 2022, 19:11 Nga DOSJA
Oliveira nderon Romën, Cagliari mundet nga një penallti, Mou mund

ITALI- Pas tri ndeshjesh rradhazi pa fitore, Roma ia del të mposht Cagliarin me shifrat 1-0. Përballja e javës së 22-të të Serie A foli për verdhekuqtë cilët dominuan takimin, ndonëse arritën një sukses minimal.

Goli i vetëm do të shënohej nga Sergio Oliveira, afrimi më i fundit te skuadra e Romës. Në minutën e 33′, mesfushori do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, verdhekuqtë e ruajtën e epërsinë dhe me tre pikët e marra shkoi në kuotën e 35 pikëve, duke u ngjitur në vendin e gjashtë me pikë të barabarta me Lazion që pozicionohet një vend më poshtë. Në këtë takim Marash Kumbulla luajti për 90 minuta.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cagliari roma serie a cagliari roma serie a

Sondazh

Poll