Sport

“Kam qenë i ashpër me të”/ Mourinho, falje publike Kumbullës: Lojtari më i mirë sot!

16 Janar 2022, 22:10 Nga DOSJA
“Kam qenë i ashpër me të”/ Mourinho, falje publike

ITALI- Pas dy humbjeve rradhazi, skuadra e Romës u rikthye te fitorja duke mundur Cagliarin me shifrat 1-0. Mjaftoi goli i Sergio Oliveiras nga pika e bardhë e penalltisë që verdhekuqtë të merrnin tri pikë të rëndësishme.

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luajti për 90 minuta në këtë takim dhe në përfundim të ndeshjes, Jose Mourinho vlerësoi paraqitjen e shqiptarit.

“Kumbulla ishte më i miri në fushë. Ai ka bërë një ndeshje fantastike dhe është një kënaqësi e madhe sepse në një moment të sezonit ka pasur vështirësi. Kam qenë negativ në reagime, por ai ka qenë gjithmonë i përulur dhe është rritur. Në mbrojtjen me tre lojtarë ai ndihet më i qetë dhe luajti mirë, sikurse edhe Mancini”. Përfundoi Mourinho.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport josë mourinho kumbulla roma josë mourinho kumbulla roma

Sondazh

Poll