Sport

Mourinho elozhe Kumbullës,mbrojtësi e pranon: Jam stërvitur çdo ditë, e kanë parë…

16 Janar 2022, 22:34 Nga DOSJA
Mourinho elozhe Kumbullës,mbrojtësi e pranon: Jam stërvitur

ITALI-Marash Kumbulla luajti 90 minuta në takimin ndaj Cagliarit fituar nga Roma me shifrat 1-0. Një paraqitje pozitive e mbrojtësit, i cili pas përfundimit të ndeshjes mori elozhe nga trajneri i tij Jose Mourinho.

Ndërsa vetë Kumbulla në deklaratën e tij për klubin e Romës, theksoi se më në fund po shihej puna e tij dhe se po jepte maksimumin në stërvitje çdo ditë.

“Jam i lumtur, vij nga një periudhë në të cilën nuk kam luajtur shumë dhe në të cilën kam pasur vështirësi, por falë shokëve të skuadrës dhe trajnerit, të cilët më kanë dhënë kaq shumë këshilla, gjithmonë kam dhënë maksimumin në stërvitje për të qenë gati për këto ndeshje dhe të jap kontributin tim.

Jam i vendosur, e konsideroj veten një djalë modest dhe gjithmonë përpiqem të jap më të mirën për ekipin, mendoj se shokët e skuadrës e kanë parë këtë”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kumbulla roma kumbulla roma

Sondazh

Poll