Politike

Zgjedhjet e 30 qershorit, ambasada italiane thirrje për vetëpërmbajtje: Lërini qytetarët të votojnë

28 Qershor 2019, 18:20 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 30 qershorit, ambasada italiane thirrje për

TIRANË– Ambasada italiane ka reaguar dy ditë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit. Në një status në rrjetet sociale, ambasada paralajmëron qytetarët që të mos krijojnë përplasje dhe që të ushtrojnë detyrën e tyre për të votuar. 

Ajo thekson më tej se aktorët politikë nuk duhet të ndërhyjnë në procesin zgjedhor dhe se duhet t’i lejojnë qytetartë që të zbatojnë të drejtën e tyre për të votuar. 

Italianja shton më tej se çdo pengesë që do të bëhet, përgjegjësia do të bjerë mbi aktorët politikë.

Reagimi 

Ambasada e Italisë në Tiranë i bashkohet plotësisht deklaratës së sotme të Delegacionit të Bashkimit Evropian. Është me rëndësi të veçantë që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre të mund ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Gjithashtu, është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit – të cilat do të monitorohen nga një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga OSBE / ODIHR ku marrin pjesë edhe vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian – të mos pengohen. Çdo veprim i dhunshëm ose çdo formë nxitjeje për dhunë, në çdo lloj rrethane, janë absolutisht të papranueshme. Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese.

Ambasada e Italisë thekson rëndësinë parësore të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Në mënyrë që Vendi të përparojë në këtë rrugë, është e nevojshme që të gjitha palët të angazhohen në një dialog të hapur dhe të sinqertë sa më shpejt që të jetë e mundur për të kapërcyer situatën aktuale politike dhe për të realizuar reformat e nevojshme. Në këtë kuadër, Ambasada e Italisë u kërkon të gjitha palëve të mbështesin reformën e drejtësisë në vijim dhe fton të gjitha organet dhe institucionet e përfshira të përshpejtojnë zbatimin e saj, veçanërisht duke garantuar emërime sa me të shpejta, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë plotësisht funksionale. Është gjithashtu e rëndësishme që të gjitha palët të angazhohen në realizimin e reformës zgjedhore dhe të respektojnë shtetin e së drejtës, përfshirë këtu edhe luftën ndaj korrupsionit.

Kjo thirrje e Italisë vjen vetëm dy ditë përpara përpara zgjedhjeve të 30 qershorit, në të cilat opozita nuk do të marrë pjesë. Për këtë arsye ka patur përplasje dhe një KZAZ-në Shkodër është djegur.

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar një datë tjetër zgjedhjesh që është 13 tetori. Kjo datë është refuzuar si nga mazhoranca edhe nga opozita.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada italiane kriza politike thirrja e ambasades italiane ambasada italiane kriza politike thirrja e ambasades italiane

Sondazh

Poll