Politike

Thyen KZAZ-në në Shkodër, Berisha nxjerr emrin: E bëri deputeti i PS-së me nipin e tij

28 Qershor 2019, 16:28 Nga DOSJA
Thyen KZAZ-në në Shkodër, Berisha nxjerr emrin: E bëri

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas sulmeve të ndodhura pasditen e sotme në Pallatin e Sportit ‘Qazim Dervishaj” në Shkodër, që ka qenë KZAZ.

Në një status në rrjetet sociale ish-kryeministri shkruan se deputeti i Partisë Socialiste së bashku me nipin dhe militantët e tij kanë thyer derën.

Berisha akuzon Luan Harushë dhe Denis Harushën si autorë të këtij sulmi.

“Denis Harusha me bandite te PS thyen pallatin e sportit ne Shkoder. sb

Pershendetje Doktorr …Sapo thyen pallatin e sportit ne shkoder militantet e Ps denis harusha nipi i deputetit luan harusha me 20 persona,”– shkruan Ish-kryeministri Berisha në statusin e tij.

Pasditen e sotme kanë rinisur sërish tensionet në Shkodër. Në pallatin e sportit “Qazim Dervishaj”, është thyer dera dhe është marrë kompjuteri. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar 5 persona.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denis harusha luan harusha sali berisha sulmohet kzaz-ja ne shkoder denis harusha luan harusha sali berisha sulmohet kzaz-ja ne shkoder

Sondazh

Poll