Politike

Rama mbyll fushatën, pritet në Vlorë me protesta: Ja çeta haxhiqamiliste, mungon Saliu me automatik, Luli me matrapik…

28 Qershor 2019, 17:52 Nga DOSJA
Rama mbyll fushatën, pritet në Vlorë me protesta: Ja çeta

VLORË– Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në Vlorë, qytet ku edhe do të mbyllë fushatën elektorale.

Protestat e opozitës, Rama i ka ironizuar duke i cilësuar si çeta haxhiqamiliste.

Ja dhe çeta haxhiqamiliste e Vlorës gati për antimitingun enverist të radhës, “Rama Ik”, ku mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik, po ama turpi i ngrënë me bukë vazhdon sistematik dhe revolucioni është bërë mekanik,”-shkruan Rama.

Ja dhe çeta haxhiqamiliste e Vlorës gati për antimitingun enverist të radhës, “Rama Ik”, ku mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik, po ama turpi i ngrënë me bukë vazhdon sistematik dhe revolucioni është bërë mekanik✌️ pic.twitter.com/MwAWDkoq6I

— Edi Rama (@ediramaal) June 28, 2019

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit në Vlorë. Rama nuk harroi të ironizonte kundërshtarët e tij politikë duke i bërë thirrje qytetarëve që t’i ndëshkojnë me votë. Nesër vendin në heshtje zgjedhore.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne vlore protesta ne vlore edi rama edi rama ne vlore protesta ne vlore

Sondazh

Poll