Politike

“Fëmijët tuaj mund të ikin”, thirrja e FORTË e ambasadorit austriak: Reflektoni!

28 Qershor 2019, 17:34 Nga DOSJA
“Fëmijët tuaj mund të ikin”, thirrja e FORTË e

TIRANË– Ambasadori i Republikës së Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler u ka bërë thirrje të fortë politikanëve shqiptarë.

Në një status në rrjetet sociale, Sattler shkruan se politikanët shqiptarë duhet të tërhiqen dhe reflektojnë.

Ambasadori thekson më tej se kriza politike në Shqipëri po i largon fëmijët nga vendi, të cilët kërkojnë një të ardhme më të mirë.

Është koha që në Shqipëri politikanët të bëjnë një hap pas dhe të reflektojnë. Ata duhet të ndalojnë së tensionuari pasi më datë 1 korrik, fqinjët dhe kundërshtarët e tyre do ët jenë të njëjtë. Por fëmijët tuaj mund të jenë larguar, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë,”- shkruan ambasadori.

Ndërkohë kujtojmë që jemi vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit, në të cilat opozita nuk do të marrë pjesë. Për këtë arsye ka patur përplasje dhe një KZAZ-në Shkodër është djegur.

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar një datë tjetër zgjedhjesh që është 13 tetori. Kjo datë është refuzuar si nga mazhoranca edhe nga opozita.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike johann sattler kriza politike thirrja e ambasadorit autriak johann sattler kriza politike thirrja e ambasadorit autriak

Sondazh

Poll