Politike

Qarkorja/ Ministrja Shahini me dorë të hekurt, jep udhëzimet për shkollat: Kush nuk i zbaton ikën nga puna

28 Qershor 2019, 17:56 Nga DOSJA
Qarkorja/ Ministrja Shahini me dorë të hekurt, jep udhëzimet

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shpërndarë një qarkore për vartësit e saj, pasi shumë prej KZAZ-ve janë të vendosura në shkolla. 

Në qarkore shkruhet se drejtorët e institucioneve të arsimit duhet të sigurojnë pajisjet materiale dhe dokumentacionin shkollor gjatë procesit të votimit. 

Sipas qarkores në rastmoszbatimi të rregullave të përcaktuara, për personat përgjegjës do të merren masa administratiev deri në largim nga puna. 

Qarkorja: 

1. Të sigurojnë pajisjet materiale të cilët nuk do të përdoren për datën e zgjedhjeve me qëllim mosdëmtimin e tyre;
2. Të sigurojnë dokumentacionin shkollor dhe materialet mësimore në ambiente të sigurta me qëllim mosdëmtimin e tyre;
3. Të përgatisin klasat e caktuara si qendra votimi sipas përcaktimeve të akteve nënligjore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me qëllim garantimin e zhvillimin norma të procesit zgjedhor;
4.Drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar të jenë në dispozicion të Komisioneve të Qendrave të Votimit, KZAZ-ve me qëllim garantimin e vënies në dispozicion të ambienteve të caktuara si Qendra Votimi apo vende numërimit të votave.
5. Drejtoritë e institucioneve arsimore sigurojnë hapjen e të gjitha ambienteve dhe vënien në dispozicion të Policisë së Shtetit, KQV ose KZAZ-ve, të institucioneve arsimore, të caktuara si qendra votimi.
6. Zyrat Vendore Arsimore, Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar monitorojnë zbatimin e kësaj Qarkoreje dhe raportojnë në MARS për çdo moszbatimi të saj, si dhe marrin masa administrative deri në largim nga detyra, ndaj drejtorëve të institucionve arsimore, që nuk zbatojnë këtë Qarkore.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kzaz ne shkolla ministria e arsimit zgjedhjet e 30 qershorit zgjedhjet lokale 2019 kzaz ne shkolla ministria e arsimit zgjedhjet e 30 qershorit zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll