Politike

Përgjimet e BILD, flet Palmer: Akuza serioze, presim hetim transparent (Video)

28 Qershor 2019, 16:46 Nga DOSJA
Përgjimet e BILD, flet Palmer: Akuza serioze, presim hetim transparent

SHBA– Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer në intervistën e tij për “VOA” është pyetur edhe për përgjimet e publikuara nga Bild për dosjet 184 dhe 399.

Palmer është shprehur se akuzat për përgjimet janë të rënda dhe se për to pret një hetim të plotë nga organet kompetente.  

Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen. Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze,“-tha Palmer.

Pjesë nga intervista: 

Zëri i Amerikës: Një seri telefonatash të përgjuara të zyrtarëve socialistë lenë të kuptohet se ata dyshohen për abuzim pushteti dhe mund të kenë shkelur edhe ligjet zgjedhore, duke u bërë presion votuesve. Cili është komenti juaj për këtë?

Mathew Palmer: Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen. Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bombat e tiedes dosja 184 dosja 339 matthew palmer përgjimet e bild bombat e tiedes dosja 184 dosja 339 matthew palmer përgjimet e bild

Sondazh

Poll