Politike

Deputetja e Berlusconit për krizën në Shqipëri: Është dhe përgjegjësia jonë, duhen ndërmarrë veprime urgjente

28 Qershor 2019, 18:12 Nga DOSJA
Deputetja e Berlusconit për krizën në Shqipëri:

ITALI– Një nga deputetet e Berlusconit ka bërë një thirjre për ndërhyrje të italisë në mënyrë diplomatike në krizën politike që po ndodh në Shqipëri.

Mara Carfagna, një ish-shoëgirl shpreh shqetësimin e saj për përplasjet që po ndodhin me skryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta.

Në një status në rrjetet sociale, Carfagna shkruan se kjo gjë do të shkaktonte paralizë institucionale dhe Italia nuk mund ta dëshmojë këtë gjë.

Deputetja shton më tej se kriza politike rrezikon gjithashtu një eksod të madh të shqiptarëve në Itali si dhe dëmtimin e shumë kompanive italiane që ndodhen në Shqipëri.

Ajo u bën thirrje qeverisë italiane dhe Bashkimit Europian që të ndërhyjnë për të zgjidhur këtë krizë, duke kryer veprime të menjëhershme.

Reagimi

Shqipëria në kaos! Italia ndërhyn në mënyrë diplomatike.

Pak kilometra nga brigjet tona ka një krizë serioze politike dhe sociale që duket se nuk ndikon fare në qeverinë italiane. Në Shqipëri forcat e opozitës po protestojnë duke denoncuar një mungesë barazie në rregullat e konkursit zgjedhor më 30 qershor.

Përplasja midis partive është bërë një përplasje mes qeverisë së Rama dhe Presidencës së Republikës.

Nëse Italia dhe Bashkimi Europian nuk ndërhyjnë menjëherë duke i dhënë Shqipërisë një rrugë plotësisht kushtetuese, ne rrezikojmë të dëshmojmë një paralizë institucionale.

Shoqëria shqiptare dhe shumë kompani italiane dhe evropiane që operojnë në Shqipëri do të dëmtohen seriozisht. Procesi i kandidimit të vendit për BE do të ndërpritet papritmas. Për të mos lënë pa përmendur edhe rrezikun e eksodit të mijëra shqiptarëve në Itali.

Me Forza Italia kemi ngritur një mocion parlamentar që kryen qeverinë e Conte për të ndërmarrë veprime të menjëhershme. Është përgjegjësia jonë politike dhe historike.

Presim që Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm të veprojnë.

Kjo thirrje e Italisë vjen vetëm dy ditë përpara përpara zgjedhjeve të 30 qershorit, në të cilat opozita nuk do të marrë pjesë. Për këtë arsye ka patur përplasje dhe një KZAZ-në Shkodër është djegur.

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar një datë tjetër zgjedhjesh që është 13 tetori. Kjo datë është refuzuar si nga mazhoranca edhe nga opozita.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike mara carfagna kriza politike mara carfagna

Sondazh

Poll