Sport

Juve vazhdon ecurinë Champions/ Dybala, gol dhe mesazh drejtuesve,Udinese mundet

15 Janar 2022, 21:49 Nga DOSJA
Juve vazhdon ecurinë Champions/ Dybala, gol dhe mesazh drejtuesve,Udinese

ITALI- Pas humbjes në Superkupë, Juventus vazhdon ecurinë pozitive në Serie A për një vend në Champions League. Në javën e 22-të të Serie A, bardhezinjtë drejtuar nga Max Allegri fiton 2-0 ndaj Udineses.

Takimi do të niste mirë për vendasit, në minutën e 19′ Dybala do të shënonte golin e avantazhit. Një realizim që mund të hapë polemika, pasi argjentinasi nuk festoi dhe shikonte drejt tribunës ku ndodheshin krerët e klubit, si për të dhënë një mesazh sa i përket rinovimit të kontratës.

Udinese nuk kishte forca për të ndryshuar fatet e takimit dhe në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 79′ McKennie do të shënonte golin e dytë duke vendosur qetësinë. Me këtë fitore Juve shkon në vendin e 5-të në kuotën e 41 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus udinese juventus udinese

Sondazh

Poll