Aktualitet

Grabitje biznesi privat, arrestohet i riu në Korçë, shpallet në kërkim një tjetër

15 Janar 2022, 14:32 Nga DOSJA
Grabitje biznesi privat, arrestohet i riu në Korçë, shpallet

KORÇË – Policia e Korçës arrestoi një 19-vjeçar dhe shpalli në kërkim një tjetër person lidhur me grabitjet e kryera në 3 dyqane. I ndaluari është 19-vjeçari me inicialet E.S., ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet S.S., 21 vjeç. Për këto grabitje u procedua dhe një 14-vjeçar.

Këta persona akuzohen se kanë grabitur 3 dyqane të ndryshme, nga ku kanë marrë para, 20 kg fruta të thata dhe shishe me pije alkoolike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e tri vjedhjeve në biznese private, të ndodhura javën e fundit në qytetin e Korçës, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 19 vjeç, shpallën në kërkim shtetasin S. S., 21 vjeç, të dy banues në Pogradec dhe filluan procedimin penal ndaj një 14-vjeçari, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të ndodhura konkretisht më datë 07.01.2022, në lagjen nr. 9, Korçë, ku në dyqanin e shtetasit D. B., janë vjedhur një sasi lekësh dhe 10 shishe me pije alkoolike; më datë 12.01.2022, në lagjen nr. 1, Korçë, ku në dyqanin e shtetases Xh. K., janë vjedhur veshje të ndryshme, si edhe më datë 13.01.2022, në lagjen nr. 18, Korçë, ku në dyqanin e shtetasit M. M., janë vjedhur një sasi lekësh dhe rreth 20 kg fruta të thata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e korces vjedhje ne korce policia e korces vjedhje ne korce

Sondazh

Poll