Politike

VD-‘Kohë e dhimbshme për demokratët’/ Basha: Politika nuk njeh karrige të përjetshme

15 Janar 2022, 15:15 Nga DOSJA
VD-‘Kohë e dhimbshme për demokratët’/ Basha: Politika

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se një pakicë individësh po pengon mbylljen e tranzicionit në vend. Në takimin e sotëm me të rinj demokratë, Lulzim Basha tha se shqiptarët po kalojnë një kohë të vështirë për shkak të keqfunksionimit dhe abuzimit të pushtetit. Ai bëri thirrje se ka ardhur koha që të bëhet qarkullimi i elitave politike.


“Dhe një herë faleminderit të gjithëve që jeni mbledhur në një ditë kaq të bukur, e bëni edhe më të bukur, në këtë takim tuajin, në një kohë të dhimbshme për demokratët dhe të dhimbshme për të gjithë shqiptarët. Janë kohë të vështira që po kalojmë, janë bërë edhe më të vështira, pikërisht sepse një grusht njerëzish nuk duan t’i japin fund tranzicionit. Çfarë do të thotë tranzicion? Tranzicion do të thotë të kalosh nga një e kaluar diktatoriale drejt demokracisë, drejt lirisë, drejt hapjes, drejt dinjitetit të çdo njeriu ashtu siç e ka bërë Zoti. Drejt lirisë që me të vërtetë e garanton ligji siç tha Rei, por në fakt është një e drejtë natyrore me të cilën lindim, është e drejta jonë, na e ka dhënë zoti s’na e merr dot askush. E garanton ligji në mënyrë që liria ime mos të dëmtojë lirinë tënde. Këto janë përgjegjësisë e politikës, e cila përmes institucioneve të cilat ka përgjegjësinë t’i administrojë përmes votës së qytetarëve, duke përfaqësuar qytetarët, i bën këto ligje të funksionojnë, ose ndal funksionimin e ligjeve dhe e kthen vendin në xhungël. Dhe kështu kemi përfunduar në 30 vite, në një xhungël me disa kafshë më të barabarta se disa kafshë të tjera, për të përdorur Orëellin, meq jeni dhe studentë të gazetarisë. Xhorxh Orëell, në “Fermën e Kafshëve”, një libër i famshëm tashmë për rininë shqiptare, përshkruan se si kishte një hierarki dhe megjithëse thuhej se gjithë kafshët ishin të barabarta, dukej derrat ishin më të barabartë se kafshë e tjera, i kishte zgjedhur derrat si simbol të le të themi të babëzisë. Pse bëhet e gjithë kjo betejë? Pse bëhet gjithë kjo luftë? Në mënyrë që të qarkullohen elitat, që karriget mos të jenë të përjetshme. Politika nuk njeh karrige  të përjetshme, nuk njeh dinasti. Vet koncepti i politikës është ndryshimi. Të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh. Të ndryshosh shpesh, do të thotë ta bësh perfekt ndryshimin”, u shpreh Lulzim Basha në takimin e sotëm me të rinj demokratë.

LAJMI KRYESOR: Basha thumbon’ Këlliçin:FRPD, principatë me një feudal!Rinia i jep fund tranzicionit

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll