Politike

Miratohet në parim Rregullorja e Brendshme e PD! Zëvendësohen mbi 220 anëtarë

15 Janar 2022, 16:53 Nga DOSJA
Miratohet në parim Rregullorja e Brendshme e PD! Zëvendësohen mbi

TIRANË– Rregullorja e brendshme e Këshillit Kombëtar është miratuar nga Partia Demokratike. Në rregullore janë të renditura të gjitha vendimet e marra në mbledhjen e sotme. Po ashtu, në rregulloren e re parashikohet zëvendësimi i mbi 220 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të cilët mbështetën Berishën dhe kanë zgjedhur të bojkotojnë mbledhje e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

KËSHILLI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE VENDOSI:

Neni 1Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike drejton veprimtarinë e Partisë në periudhën midis dy Kuvendeve. 2. Ai merr të gjitha vendimet e rëndësishme politike që mund të kërkojnë rrethanat dhe për të gjitha çështjet e rëndësishme që në Statut nuk parashikohen si e drejtë vetëm e Kuvendit të Partisë.

Neni 2 Këshilli Kombëtar mblidhet rregullisht çdo 6 muaj dhe në çdo rast jo më pak se një herë në vit. PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË, Bulevardi Zhan D’Ark , Nr 11, Tiranë 2

Neni 3 1. Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike thirret nga Kryetari i Partisë ose nga Kryesia e Partisë. 2. Mbledhja e Këshillit Kombëtar mund të thirret edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të tij. 3. Kërkesat për mbledhjen e Këshillit Kombëtar nga 1/4 e anëtarëve të tij duhet t’i dërgohen me shkrim Kryesisë së Partisë. Ato duhet të depozitohen jo më vonë se 3(tre) javë përpara datës së kërkuar për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, sëbashku me rendin e ditës së propozuar. 4. Në rastin e miratimit të kërkesës, kur ajo është në përputhje me Statutin e Partisë, Kryesia e Partisë thërret mbledhjen jo më vonë se dy javë nga data e depozitimit të kërkesës.

Neni 4 Mbledhja e Këshillit drejtohet nga Kryetari i Këshillit Kombëtar, që ndihmohet në organizimin dhe drejtimin e mbledhjes nga Kryetari i Partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Rregullore-e-brendshme-Keshilli-Kombetar

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, në fokus përjashtimet dhe riorganizimi i partisë

 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike keshilli kombetar i pd 15 janar 2022 keshilli kombetar i pd 15 janar 2022

Sondazh

Poll