Politike

VD-E pezulloi nga PD!Basha ‘thumbon’ Këlliçin:Ktheu FRPD në principatë me një feudal

15 Janar 2022, 15:34 Nga DOSJA
VD-E pezulloi nga PD!Basha ‘thumbon’ Këlliçin:Ktheu FRPD

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pranoi se nuk është treguar vëmendje e mjaftueshme ndaj Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në takimin me të rinjtë demokrat, Basha shtoi se anëtarët FRPD duhet të frymëzojnë partinë dhe qytetarët shqiptarë. Kryedemokrati theksoi se FRPD nuk duhet të kthehet në një principatë me një feudal që mbron interesat e veta. Me këto fjalët të fundit, ai shënjestroi deputetin Belind Këlliçi, i cili u shkarkua prej Bashës nga posti i kreut të FRPD.



“S’ka patur mjaftueshëm vëmendje, jo për të ndërhyrë në punët tuaj, në punët e Forumit se gjithë ideja e të pasurit një Forumi të Rinisë është që ju jo vetëm të keni lirinë për të bërë atë që duhet të bëni vetë, por të frymëzoni edhe partinë siç e keni frymëzuar në fushatë, frymëzoni qytetarët, frymëzoni shqiptarët. Por vëmendjen për të mos lejuar as Forumi dhe asnjë pjesë e shtëpisë tonë se Forumi është pjesë e shtëpisë së demokratëve, të mos kthehet në një principatë me një feudal i cili mbi të gjitha ka interesin e vet. Jo! Në momentin që kjo ndihet, preket, atëherë detyra e parë e demokratëve është t’i japin fund kësaj”, u shpreh Lulzim Basha.

Belind Këlliçi u pezullua nga Kryesia e Partisë Demokratike së bashku me 18 anëtarë demokratë, të cilët mbështetin Komisionin Rithemelimit të PD. Këlliçi ka dalë hapur kundër liderit Basha. Dje në “ABC News”, ish-kreu i FRPD ironizoi Bashën duke thënë se nëse mund ish-rojen e selisë blu Pëllumb Matrakun në zgjedhjet për kryetar partie, do të dorëzojë mandatin e deputetit.

LAJMI KRYESOR: Takimi me të rinjtë/ Basha: FRPD u kthye të principatë me një feudal!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi frpd lulzim basha belind kelliçi frpd lulzim basha

Sondazh

Poll