Politike

Komisioni i Rithemelimit të PD në veprim, mbledhje në degën e Lushnjes, shkon Balliu

15 Janar 2022, 17:17 Nga DOSJA
Komisioni i Rithemelimit të PD në veprim, mbledhje në degën

LUSHNJE – Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike zhvilloi mbledhjen e parë të tij në degën e Lushnjes. Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili përfaqëson Komisionin e Rithemelimit ka drejtuar mbledhjen në degën e Lushnjes.

Në këtë mbledhjen raportohen të kenë marrë kryetarët e grupseksioneve të Lushnjes dhe n/kryetari i degës. Ky i fundit në fjalën e tij deklaroi se protesta e 8 janarit në selinë demokrate konfirmoi se kryetari i saj Lulzim Basha është në shërbim të Edi Ramës.

“Ne të gjithë këtu njëzëri dënuam ashpërsisht dhunën e pashembultl të padëgjuar të ushtruar nga Lulzim basha, pengu i Ramës ndaj demokratëve paqësore që po shkonin me dëshirën e tyre me vullnetin e tyre në shtëpinë e tyre. është e kuptushe që ajo sjellje i denoncoi përfundimsuitht në shërbim të Ramës”, u shpreh n/kryetari i degës së PD në Lushnje.

Kujtojmë që Komisioni i Rithemelimit të PD zhvilloi mbledhjen e tij të parë në Berat. Ky takim u drejtua nga deputeti Belind Këlliçi. Komisioni i Rithemelimit ka marrë përsipër riorganizimin e strukturave të partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

LEXO DHE KËTË:

VD/ Komisioni i Rithemelimit të PD shkon në Berat, merr pjesë dhe Këlliçi

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike klevis balliu komisioni i rithemelimit te pd klevis balliu komisioni i rithemelimit te pd

Sondazh

Poll