Politike

Bardhi: PD do të marrë pjesë në zgjedhje e pjesshme vendore

15 Janar 2022, 17:48 Nga DOSJA
Bardhi: PD do të marrë pjesë në zgjedhje e pjesshme vendore

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se PD do të marrë pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në bashkitë që janë ende pa kryetar.

Ai tha në emisionin “Kjo Javë” se nëse anëtarët e pezulluar apo përjashtuar do të bëjnë diçka që dëmton interesin elektoral të PD, do të marrin përgjigjen e merituar.

Pjesë e diskutimit:

E dëgjuat bashkëbisedimin e Edi Ramës me demokratët?

Bardhi: Edi Rama duhet të ketë parasysh një gjë, që secili prej nesh demokratëve janë të bashkuar ndaj regjimit të tij. E kemi treguar këtë.

A do të marrë PD pjesë në zgjedhjet vendore?

Bardhi: PD do të marrë pjesë në zgjedhje. Nëse ato anëtarë që janë përjashtuar apo pezulluar nga PD kanë pasur si qëllim pikërisht këtë për të dëmtuar interesin elektoral të PD, do të marrin përgjigjen e merituar.

Marrw nga “Balkanweb”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit gazment bardhi perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll