Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Vendim me dakordësi?/ ENIGMA e shkarkimit të Rushajt nga PD, Basha gënjen?
15 Janar 2022, 16:53Nga DOSJA
TIRANË– Shkarkimii Alfred Rushajt nga funksioni i n/kryetarit të Partisë Demokratike dhe kreut të grupit parlamentar sipas kryedemokratit Lulzim Basha është kryer me dakordësi nga dy palët. Mirëpo kjo është kthyer në një enigmë.
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku Rushaj mungonte, Basha deklaroi se me dakordësinë e Rushajt është pranuar që ky i fundit të shkarkohet nga dy funksionet e sipërpërmendura në partinë më të madhe opozitare. Madje, dyshimet rreth shkaqeve reale të shkarkimit të Rushajt shtohen teksa Basha tha sot se mungesa e tij vinte për arsye shëndetësore.
Por, Dosja.al mëson se Rushaj që prej datës 8 janar kur u organizua protesta në godinën e Partisë Demokratike, nuk është paraqitur në selinë blu. Duke parë këtë sjellje të tij, krijohen mosbesim rreth shkaqeve reale që kryedemokrati Basha përmendi për shkarkimin e Alfred Rushajt nga funksioni i n/kryetarit të PD dhe kreut të grupit parlamentar demokrat.
Heshtja e Rushajt për ngjarjet e javës së fundit në selinë blu të lë dyshime se ai është distancuar nga kryedemokrati Basha dhe vendimet e tij. Dosja.al ka kontaktuar Rushajn për këtë ndryshim që sapo u bë i ditur brenda Partisë Demokratike. Mbetemi në pritje të përgjigjes së tij, nëse është larguar me dakodësi apo ka dhënë dorëheqjen…
(a.b.d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Në 30-vjetorin e FRESH kryeministri Edi Rama mbjati një fjalim para të rinjëve socialistë. Në grumbullin e njerëzve ka qenë dhe një fëmijë i vogël ...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim deklaroi se protesta e 8 janarit në godinën e PD ishte vija e kuqe e ndarjes me ish-kryeministrin Sali...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha tha se gratë e Partisë Demokratike nuk duhen harruar. Kjo ishte përgjigjia që Basha i dha të riut, anëtarë të FRPD...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka kërkuar falje të rinjve të FRPD-së pasi u vonua dhe mban veshur xhinse. Kryedemokrati tha s...
LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se protestat në selinë e PD-së do të vijojnë më të fuqishme se sa e 8 janarit. Nga Lezha, gjatë 31-vjetor...
TIRANË- Partia Demokratike e ka quajtur ish-kryeministrin Sali Berisha një mashtrues kronik. Me anë të një postimi në Facebook, PD-ja shkruan se demokratët...
TIRANË – Në fillim të fjalës së tij në takimin e mbajtur me rastin e 30-vjetorit të FRESSH, Kryeministri Edi Rama iu drejtua të rinjve duke thënë se ai e d...
LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nisma Ballkani i Hapur është një projekt kundër shqiptarëve. Gjatë 31-vjetorit të PD-së në Lezhë, Beri...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama iu drejtua të rinjve duke i thënë se ai e dinte që ata që ishin të pranishëm në atë takim e dëgjojnë shumë shpesh fjalën pol...