Aktualitet

Detyroi UEFA-n të ndryshonte rregullat e penalltisë! Ndahet nga jeta Ramazan Rragami

15 Janar 2022, 14:35 Nga DOSJA
Detyroi UEFA-n të ndryshonte rregullat e penalltisë! Ndahet nga jeta

TIRANË– Lajm i trishtë për sportin. Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare legjenda e futbollit shkodran, Ramazan Rragami. Prej disa kohësh ai vuante nga një sëmundje e rënde, e cila i mori jetën duke lëne pas një hidhërim te thelle jo vetëm tek familja e tij, por edhe tek i gjithë komuniteti i futbollit shkodran dhe shqiptar.

Ramazan Rragami ka lindur në Shkodër më 3 prill 1944 dhe që prej moshës 12-13 vjeçare dhe para 2-3 vitesh ka qenë gjithnjë protagonist tek futbolli, pra për një periudhë 60 vjeçare, pa asnjë shkëputje për asnjë moment.

Ai mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Vllaznisë e të futbollit shqiptar, është trajneri i “Shpresës” së Shqipërisë që e kualifikoi atë në 8 më të mirat e Europës në vitin 1983. Rragami ka qenë shumë i suksesshëm edhe si trajner me Vllazninë të cilën e drejtoi për disa vite duke fituar edhe trofe, ndërkohë që kulmin e tij e ka me ekipet kombëtare dhe kryesisht me atë “Shpresa” në vitin 1983 ku arriti ta rendisë atë në mes më të mirave të Europës.

Rragami ka një jetë të mbushur me suksese në futboll, ndërsa do të mbahet mend edhe si lojtari që detyriu UEFA-n që të vendosë një rregull të ri për gjuajten e penalltive.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sport ramazan rragami vdes ramazan rragami ramazan rragami vdes ramazan rragami

Sondazh

Poll