Sport

Firmosi me dy skuadra, lojtari i bën gjëmën klubit francez, FIFA i bllokon merkaton

15 Janar 2022, 14:25 Nga DOSJA
Firmosi me dy skuadra, lojtari i bën gjëmën klubit francez, FIFA

FRANCË-Olympique Marseille merr një goditje të keqe. FIFA ka vendosur ti bllokojë merkaton klubit francez dhe gjithçka lidhet me transferimin e Pape Gueye në korrik të vitit 2020 ku mesfushori senegalez firmosi një parakontratë me ëatfordin ku përfitonte 45 mijë stërlina në javë, por 17 orë më pas u pendua dhe vendosi të shkojë tek klubi francez.

FIFA ka vendosur që të pezullojë për 4 muaj futbollistin, aktualisht i impenjuar në Kupën e Afrikës dhe të bllokojë merkaton e Marseille për dy sesionet e ardhme (verë 2022 dhe dimër 2023). ëatford nga ana e saj nuk dorëzohet dhe tashmë ka bërë ankim sepse shpresonte në një dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport france olympique marseille france olympique marseille

Sondazh

Poll