Sport

Man.United/ Shkon në qendrën stërvitore por befasohet, Ragnick nuk gjen asnjë lojtar

15 Janar 2022, 14:11 Nga DOSJA
Man.United/ Shkon në qendrën stërvitore por befasohet, Ragnick

ANGLI-Ralf Rangnick pak ditë më parë, si çdo mëngjes, u shfaq në qendrën stërvitore të Manchester United në Carrington dhe e gjeti qendrën stërvitore të boshatisur. Stafi i gjermanit, por edhe lojtarët nuk u paraqitën.

Te Djajtë e Kuq sigurisht që ka probleme, por nuk është ndonjë revoltë ndaj trajnerit të ri. Në fakt është faji i Rangnick, ose më mirë kujtesës së tij. 63-vjeçari i kishte dhënë skuadrës ditën e pushimit, por ai e kishte harruar.

Në atë moment, gjermani kishte disa dyshime. A jemi në pandemi? A janë lojtarët në grevë? Aspak, ishte kujtesa e tij ajo që bëri një shaka të keqe me të. 63-vjeçari merr në telefon një asistent, direkt nga makina e tij, për të pyetur se ku ishin lojtarët dhe më pas u zbulua misteri.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united ragnick manchester united ragnick

Sondazh

Poll