Politike

Biseda me Metën në Whatsapp në 8 janar, Këlliçi: Më kontaktoi, i ktheva mesazh

14 Janar 2022, 20:46 Nga DOSJA
Biseda me Metën në Whatsapp në 8 janar, Këlliçi:

TIRANËDeputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi rrëfeu për bisedën e tij mëngjesin e protestës së 8 janarit me presidentin Ilir Meta. Në emisionin “Radari informativ”, Këlliçi tha se Meta e ka kontaktuar në mëngjesin e së shtunës së kaluar. Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje pasi ndodhej në mbledhje, Këlliçi tregon se i ka kthyer përgjigje me mesazh presidentit Meta. Ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike përmendi në emision se kreu i shtetit kishte shqetësim në lidhje me makinat e parkuara në selinë blu.

“Një komunikim që është bërë publik edhe për media. Kam pasur një telefonatë nga presidenti mëngjesin e 8 janarit që nuk kam pasur mundësi t’i përgjigjem. Unë komunikoj çdo ditë në çdo orë të ditës të natës me demokratë të thjeshtë apo jo. Çdokujt i kthej përgjigje dhe jo më presidentit. I kam çuar një mesazh mbrapsht kur kam parë thirrjen që president kam qenë në takim. Ai kishte pasur një shqetësim në lidhje me makinat e parkuara”, u shpreh Këlliçi.

Kreu i shtetit Ilir Meta tregoi sot nga Presidenca bisedën në Whatsapp me Belind Këlliçin. Ai i kërkoi deputetit demokrat që të mos prekeshin automjetet në godinën e PD, pasi ishin vendosur për të provokuar protestuesit e 8 janarit.

LEXO DHE KËTË:

ME FOTO/ Mesazhi në WhatsApp! Meta-Këlliçit: KUJDES! Makinat janë provokim

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi ilir meta perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit belind kelliçi ilir meta perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll