Politike

“I ka humbur nuska”, Këlliçi për Bardhin: Të paktën nuk kam paditur njeri për qenin

14 Janar 2022, 20:16 Nga DOSJA
“I ka humbur nuska”, Këlliçi për Bardhin: Të

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka ironizuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi se në selinë e PD-së Këlliçit i ka humbur një nuskë. I ftuar në emisionin ‘Radari Informativ’ në Abc News, Këlliçi ka thënë se edhe nëse i ka humbur një nuskë, nuk ka paditur njëri, njësoj siç kanë bërë të tjerët kur i ka humbur qeni.

“Kjo është për të banalizuar një ngjarje që unë e kam denoncuar. Edhe nëse më ka humbur ndonjë nuskë, të paktën qeni s’më ka humbur, nuk kam paditur njeri që më ka vjedhur qenin. T’i lëmë banalitetet. Duan ta fusin diskutimin në banalitet. Të gjitha këto çudira që dëgjoni ndodh për shkak se kryetari i shkarkuar i PD… Më mirë që po ndodhin të gjitha këto që të tregohet realitet. Basha refuzon ta zgjidhë krizën me votë”, tha Këlliçi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi gazment bardhi belind kelliçi gazment bardhi

Sondazh

Poll