Politike

Rama publikon dokumentin e shkarkimit të Zef Hilës: Do ndiqet dhe penalisht

28 Qershor 2019, 12:01 Nga DOSJA
Rama publikon dokumentin e shkarkimit të Zef Hilës: Do ndiqet dhe

TIRANË- Pas njoftimit nga minsitri i Brendshëm për shkarkimin e Zef Hilës, kreu të Bashkisë së Vaut të Dejës, ka ardhur dhe vendimi nga qeveria. Ka qenë vet Rama ka që ka publikuar vendimin e shkarkimit të Hilës që mban firmën e tij. Po ashtu numri një i Qeverisë shton se kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës do ndiqet dhe penalisht.

“Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë”, shkruan Rama.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave do të shkarkojë nga detyra si kryetar Bashkie, kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.  Pas deklaratës së Lleshaj, ka ardhur edhe reagimi i Hilës, i cili është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen e Bushatit, dhe se ministri është keqinformuar.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kushtetuta për zef hilën shkarkohet zef hila zef hila edi rama kushtetuta për zef hilën shkarkohet zef hila zef hila

Sondazh

Poll