Politike

Bashkitë pa kryetar / Meta nis procedurat për shpalljen e datës së zgjedhjeve

14 Janar 2022, 11:53 Nga DOSJA
Bashkitë pa kryetar / Meta nis procedurat për shpalljen e datës

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi sot para mediave se ka nisur procedurat për të shpallur datën e zgjedhjeve për bashkitë që nuk kanë kryetar. Ai bëri me dije se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që ndjekin për zgjedhjen e krerëve të tyre. Presidenti tha se nuk ka nevojë të konsultohet me askënd pasi këto janë zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshme.

Bashkitë aktuale pa kryetar janë: Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetat” e dekriminalizmit; Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu “u dogj” nga dekriminalizmi; Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit; Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë; Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet; Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion.

LAJMI KRYESOR: 8 Janari! Meta ‘pro’ Berishës, këshilla për Këlliçin: Mos bini pre e provokimeve

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll