Politike

Sulmi në KZAZ e Bushatit, Lleshaj e paralajmëroi, Rama e shkarkon. PD e Hila: S’kemi lidhje me ngjarjen

28 Qershor 2019, 10:34 Nga DOSJA
Sulmi në KZAZ e Bushatit, Lleshaj e paralajmëroi, Rama e shkarkon. PD

TIRANE– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave do të shkarkojë nga detyra si kryetar Bashkie, kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila. Pas kësaj deklarate ka qenë Rama që fjalët e Lleshajt i ka zyrtarizuar në dokume t dhe tashmë Hila është ish-kryetar.

Motivi i shkarkimit, tha ministri është djegia e KZAZ nr.6 në Bushat, në Vaun e Dejës, ngjarje që socialistët ia faturuan dje Hilës dhe djalit të tij, i cili tanimë është i shpallur edhe në kërkim.

Lleshaj tha se Partia Demokratike dhe opozita akuzoi në mënyrë të neveritshme, policinë se ka sulmuar veten, me urdhër të tij.  Ministri iu bëri thirrje të gjithë drejtuesve vendorë që të mundësojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar. Ndërsa Rama shtoi se përveç shkarkimit, Hila do të ndiqet dhe penalisht.

Pas vendimit për shkarkim ka reaguar edhe vetë Zef Hila, që tha se nuk ka lidhje me sulmin në KZAZ, dhe se ministri është keqinformuar, ndërkohë që kryeministri Edi Rama e akuzoi se ka ndryshuar bravën.

Pasditen e djeshme, fill pas disa orësh që presidenti Ilir Meta dekretoi një datë të dytë për zgjedhjet lokale, tensione të forta nisën në Bushat të Shkodrës, aty ku mbështetës të PD, dogjën shkollën ku ishte vendosur KZAZ nr.6 dhe materialet zgjedhore. Nga sulmi me molotov u plagosën 3 policë, por PD dhe LSI u distancuan nga sulmi. Dy partitë opozitare akuzuan qeverinë për djegien e KZAZ, deklaratë që për kryeministrin Edi Rama ishte një shenjë e dëshpërimit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e kzaz-se ne bushat partia demokratike sander lleshaj shkarkohet zef hila djegia e kzaz-se ne bushat partia demokratike sander lleshaj shkarkohet zef hila

Sondazh

Poll